Duart janë pasqyra e përkujdesjes personale dhe elegancës. Në QUIN, ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh manikyri që i dedikohen si mirëmbajtjes së përditshme, ashtu edhe pamjes luksoze për raste të veçanta.
Duart janë pasqyra e përkujdesjes personale dhe elegancës. Në QUIN, ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh manikyri që i dedikohen si mirëmbajtjes së përditshme, ashtu edhe pamjes luksoze për raste të veçanta.
Përmes teknikave moderne, produkteve cilësore dhe duarve të profesionistëve tanë, ne sigurojmë që çdo manikyr të jetë jo vetëm estetikisht i bukur, por edhe i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm për thonjtë tuaj.
Nga llaku i thjeshtë deri te ndërtimi me gel, zgjatjet XXL dhe dizajnet artistike – çdo detaj realizohet me përkushtim dhe stil.
Një trajtim i shpejtë dhe klasik që përfshin formësimin e thonjve, pastrimin e kutikulave dhe lyerjen me llak tradicional në ngjyrën tuaj të preferuar.
Zgjedhja perfekte për një pamje të pastër dhe të rregullt të përditshme.
Aplikim profesional i llakut gell, që ofron shkëlqim dhe qëndrueshmëri për javë të tëra.
Thonjtë duken të freskët dhe të rregulluar pa pasur nevojë për prekje të shpeshta.
Një version më i fortë i llakut gell që përmban fibra të imta për forcim shtesë të thonjve.
I përshtatshëm për thonj të hollë apo të brishtë që kanë nevojë për qëndrueshmëri më të lartë.
Shërbim rikonstruktues që përdor gel ndërtues për të formuar ose riparuar thonjtë e dëmtuar.
Rekomandohet për ata që kanë thonj të thyer, të çarë apo të deformuar.
Shtesa elegante dhe precize që i japin gjatësinë dhe formën e dëshiruar thonjve tuaj.
Përshtatet për raste të veçanta apo për një pamje të përditshme të sofistikuar.
Zgjatim ekstra i gjatë për ata që preferojnë stilin dramatik dhe pamje të dallueshme.
Realizohet me teknikë të saktë dhe materiale cilësore për të ruajtur natyralitetin dhe qëndrueshmërinë.
Ndërtim i thonjve të rinj me gjatësi sipas dëshirës, formë natyrale dhe qëndrueshmëri të lartë.
Shërbim i personalizuar për të krijuar bazën perfekte për çdo stil.
Zbukurim artistik dhe kreativ i thonjve – nga detajet minimaliste deri te elementët unikë sipas dëshirës.
E realizuar me dorë të sigurt dhe shije estetike.
Përkëdhelje për duart tuaja! Ky trajtim luksoz përfshin skrab për heqjen e qelizave të vdekura dhe masazh me qiri ushqyes nga gjalpi Shea që lë lëkurën e duarve të butë dhe të hidratuar në maksimum.
Maskë e pasur me përbërës hidratues dhe rigjenerues që ushqen thellë lëkurën e duarve.
Ideale për duart e thata, të lodhura ose pas trajtimeve intensive.